Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Prishtinë.

Kurti shkruan se e ka informuar Escobarin për hapat që ka ndërmarrë Qeveria për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës pas vendimit pë heqjen e dinarit serb. Po ashtu, Kurti shkruan se është e rëndësishme t’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.

“Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, shkroi Kurti.

Artikulli paraprakSTUDIMI: DEPUTETI ‘PROFESIONI’ MË I PAGUAR NË SHQIPËRI PËR 2023
Artikulli tjetërWHATSAPP VJEN ME PËRDITËSIME TË REJA