Pas vizitës së shkurtër në SHBA, e cila kulmoi me një takim me presidentin amerikan Donald Trump, kryetari i Partisë Demokratike është kthyer në Tiranë.

Në aeroportin e Rinasit, ai është pritur nga dhjetëra simpatizantë të PD-së që brohorisnin dhe mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe amerikanë.I entuziazmuar nga pritja, Basha e ka cilësuar takimin me presidentin Trump si historik dhe të jashtëzakonshëm. Një ditë më parë, zyra e shtypit të Partisë Demokratike publikoi një foto të kryedemokratit me presidentin Trump.

Artikulli paraprakRAMA: BASHA S’DO KETË MË MUNDËSINË TË PRISHË ATO QË BËJ UNË
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMET, ÇFARË NDODH ME TË INTERNUARIT