Kryeministri Edi Rama falenderon Metën ‘pa të cilin reformat nuk do të mund të bëheshin” ndërkohë akuzoi PD-në se po bllokon çeljen e negociatave.

“E kam të pamundur të bëj sikur nuk shoh atë që po bën PD për ta rrënuar imazhin e Shqipërisë para partnerëve ndërkombëtarë duke u përpjekur ta bllokojë rrugën e negociatave duke mos lënë shpifje pa amplifikuar, duke e paraqitur Shqipërinë si Kolumbi dhe shumica parlamentare shqiptare është strofull kriminelësh dhe ku të gjithë duan të arratisen”

Në takimin me veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në kuadër të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë Rama falenderoi dhe aleatin tjetër të qeverisë, ndonëse nuk i përmendi emrin por dhe ministrat e kabinetit. Rama ka një thirrje për të gjithë anëtarët e thjesht demokratë: “Të ushtrojnë presion mbi lidershipin dhe ata depututë të opozitës që janë pjesë e zgjedhjes për ta hequr murin duke bllokuar plotësimin e kushtit të vetëm zbatimi i ligjit të vettingut

Takimi me Merkel Rama ndau dhe reflektimet e tij lidhur me takimin e ditës së djeshme në Berlin me kancelaren Merkel “Për fjalën e fundit lidhur me rekomandimin pozitiv të KE për çeljen e negociatave duhet të presim mesin e dhjetorit , por sot ju them i sigurtë se Gjermania është në krahun tonë. Kryeministri kërkoi të nënvizonte se vettingu është kushti i vetëm për çeljen e negociatave dhe jo zgjedhjet e ardhshme dhe sulmoi PSD se po bën lojën e vjetë macja me miun. “Prandaj loja macja me miun që bën PD dhe media, portalet dhe kanalet e saj të kontaminimit publik për gjoja kushtëzime të procesit është thjesht pjesë e lojës së vjetër të asaj partie për të çoroditur publikun shqiptar me gënjeshtra dhe manipulime të pafundme të vërtetës dhe fakteve”

Artikulli paraprakDITA E ÇLIRIMIT – META: TË PËRMBUSHIM IDEALIN E TË RËNËVE PËR SHQIPËRINË QË ËNDËRRUAN
Artikulli tjetërBASHA I KËRKON RAMËS NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR VETTINGUN