Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Ata kanë diskutuar për takimin e nivelit të lartë që do të mbahet nesër në Bruksel. Sipas njoftimit të Kryeministrisë së Kosovës, Kurti dhe diplomati francez kanë diskutuar për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt si dhe pa kushte të Marrëveshjes bazike dhe Aneksit të saj.
“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, ka njoftuar Kryeministria.
Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të zhvillojnë nesër takim në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.