Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka shkuar në selinë blu, ku do te takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.

Ky takim i ambasadorit të BE-së, vjen vetëm pak orë pas takimit që Basha së bashku me aleatët zhvilloi mëngjesin e sotëm në Presidencë.

Me njëherë pas këtij takimi ishte Presidenti Meta i cili doli krahë opozitës duke thënë se duhen zgjedhje të parakohshme.

” Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.” thuhet në reagimin e Metës.

Ndërkohë pak para takimit me Sorecën, Basha zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme suedeze. Pas këtij takimi në një prononcim për gazetarët Basha tha se në fillim të Dhjetorit gati propozimet për reformën zgjedhore.

Artikulli paraprakDUKA PËR “CORRIERE DELLO SPORT”, FLET PËR TË ARDHMEN E REJAS
Artikulli tjetërINFO PLUS – 19.11.2019