Në Shkodër u zhvillua edicioni I tretë I takimit ndërkombëtar të bandave frymore. Në këtë organizim janë pjesë 6 banda dhe 2 kuartete, ndërsa këtë të shtunë performance e bandave u përqëndrua në disa pika të qytetit. Më pas, të gjitha bandat u drejtuan në sheshin para bashkisë Shkodër, ku performuan disa pjesë të zgjedhura muzikore.
I pranishëm në këtë organizim, kryetari I Bashkisë Shkodër Benet Beci tregoi rëndësinë që ky takim ndërkombëtar ka për qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë që një vlerësim dha edhe Sajmir Kalaja drejtues I orkestrës frymore e Durrësit.
Takimi ndërkombëtar I bandave frymore finalizohet me një concert këtë të shtunë mbrëma në pedonalen “Kolë Diromeno”.