MIQTË PËRKUJTOJNË SHKRIMTARIN QË LA SHENJË NË LETËRSI. Artistë, miq e familjarë janë mbledhur për të pirë një kafe me Skënder Drinin.

Edhe pse jo fizikisht, një prej prozatorëve më të mirë shqiptar ishte i pranishëm me shpirtin e tij mes atyre pak njerëzve që ditën ta respektojnë deri ditën e fundit të jetës. Ky takim i veçantë u organizua nga lidhja e shkrimtarëve të Shkodrës. Në vetminë e tij shkrimtari Skënder Drini pas një sërë veprash që la pas u nda nga jeta mëngjesin e 16 dhjetorit të vitit të kaluar në moshën 79 vjeçare. Ndonëse asnjëherë nuk u vlerësua, miqtë e tij dhe lexuesit e thjeshtë natyrisht që nuk do ta harrojnë prozatorin që la shenjë në letërsinë shqipe.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/Y3asa8uvbe8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNUK KISHIN LEJE DREJTIMI DY PERSONA ARRESTOHEN
Artikulli tjetërGUIDA PËR BIZNESET NË PEDONALEN E SHKODRËS