Ai që ka hedhur më shumë dritë për takimin e policisë së Shkodrës me drejtues vendor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ka qenë prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani i cili tha se si policia por edhe drejtues të pushtetit lokal kanë kërkuar që të ketë një bashkëpunim më të madh ndërsa është një fenomen që i prekë të gjithë.

Prefekti tha gjithashtu se tashmë çështja e mbjelljes dhe tregtimit të drogës që bëhet përmes Shqipërisë duhet pranuar dhe nuk mund të fshihet edhe pse policia tenton ta bëjë herë pas here.

Vetë prefekti ishte i pranishëm në takimin e policisë për parandalimin e drogës teksa sipas burimeve ka deklaruar se policia ka përgjegjësinë e saj bashkë me bashkitë, njësitë vendore dhe kryepleqtë ndërsa ka kërkuar që tokat në zonat malore t’i marrin përsipër ato insticuione që janë përgjegjëse si një mundësi për të shmangur kultivimin e bimëve narkotike.

Artikulli paraprakPOLICIA PËR DROGËN: PUSHTETI VENDOR TË BASHKËPUNOJË
Artikulli tjetërTRAJNIM PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT TË KARRIGEVE ME RROTA