Për ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ngërçin e e krijuar mes palëve për reformën në drejtësi nuk mund ta zgjidhë një takim Rama-Basha.

Sipas saj zgjidhja duhet të kërkohet brenda Parlamentit me një vullnet të qartë politik.

Topalli: Nuk është pyetje për mua, as nuk kam parë në vende të tjera që një çështje e tillë të shtrohet në politikë apo media, do të takohen dy kryetarët e partive të kryesore apo jo?Në një jetë normale parlamentare ato mund të takohen, por çështjet zgjidhen në parlament, jo jashtë parlamentit.Një vend që nuk ka asgjë nga normalja, duke filluar nga qeverisja, listat e deputetëve në parlament, nga jeta ekonomike me vështirësi të shumëfishuara, sigurisht që kjo përbën lajm por nuk është një çështje të cilës nuk mund ti përgjigjem unë.As nuk mendoj se çështjet zgjidhen për shkak se po takohen dy persona.Çështjet zgjidhen kur ka një vullnet të fortë politik për ti shërbyer vendit dhe interesit publik. Por nëse i shërben karriges sigurisht qëas nuk mendon për papunësinë, ikjen e investitorëve të huaj, as për problemet ekonomike, sociale, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Sipas Topallit të gjithë flasin për reformën në drejtësi, por shumë pak dinë se po ndërhyhet në kapituj të tërë të Kushtetutës që ndryshojnë arkitekturën e saj.

Topalli: PD ka dhënë një kontribut në rrëzimin e draftit të parë, rrëzim që erdhi pastaj nga Venecia. Në rrëzimin e draftit të dytë që ishte në kundërshtim me parimet themelore që përsëri i rrëzoi Venecia. Sot ka dalë me një draft tjetër, ëshë diçka pozitive, mund të kishte dalë më përpara, është një përmirësim shumë i rëndësishëm në raport me draftin që është paraqitur nga mazhoranca. Por është një draft që duhet parë më vëmendjen më të madhe.Asnjëri prej nesh nuk ka bërë një sqarim të madh, këtu flitet për reformën në drejtësi e cila duhet bërë si një ndër shumë reformat që ka nevojë Shqipëria. Në fakt po ndryshohet Kushtetuta dhe asnjeri nuk u thotë shqipëtarëve që po ndryshojmë Kushtetutën.Jo në dy tre nene, por kapituj të tërë që janë themelor. Kushtetuta është marrëveshje politike dhe në këtë Kushtetutë është ndërtimi apo arkitektura e institucioneve të cilat do jenë garant të zhvillimeve politike, ekonomike, të lirive, të drejtave etj. Me ndryshimet që po bëhen di ndonjë shqiptar si ka ndryshuar arkitektura kushtetuese e vendit tonë? Unë nuk besoj se dinë, edhe brenda parlamentit shumica e deputetëve nuk e kanë idenë se çfarë ndryshimesh të reja kushtetuese janë bërë.Pyetja themelore qëndron: Kjo arkitekturë e re, institucione të reja të shumta që futen në Kushtetutë a janë të llogaritura mirë me një bazë, themel që mund ti qëndrojnë kohës, viteve dhe krizave. Është arkitekturë që shmang kriza apo nesër mund të na sjellë kriza të reja.Ka pasur një mosmarrje seriozisht për ndryshime shumë serioize që ndikojnë direkt, pavarësisht se qytetarët nuk e dinë sa do u ndikojë në jetën e tyre.Kjo arkitekturë e re nuk do kolapsojë në të ardhmen? Janë pyetje që një politikan serioz, i matur që mban përgjegjësi të madhe për zhvillimet politike dhe demokratike të vendit duhet t’ia shtrojë vetes dhe të marrë përgjegjësi.A ka ndodhur një gjë e tillë?Nuk jam në gjendje të them po, është pikëpyetje e madhe.

/oranews tv/

Artikulli paraprakPERPLASEN 3 MJETE, VDES SHTETASI MALAZEZ
Artikulli tjetërUNIVERSITETI, REKTORI I RI NIS ZYRTARISHT PUNËN