Përfaqësues të Universitetit Europian të Tiranës, zhvilluan sot takimin e tretë rajonal me temë “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Radikalizmi fetar në Rajon dhe Shqipëri.
Çesk Millja, prefekt i qarkut Shkodër është shprehet të gjitha strukturat janë në mbështetje të rritjes së kapaciteteve kundër ekstremizmit të dhunshëm në qarkun Shkodër.
Enri Hide, përfaqësues i Universitetit Europian të Tiranës shprehet se qyteti i Shkodrës duhet përfshirë në iniciativa që i kalojnë iniciativat rajonale.
Përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Afrim Tafa shprehet se policimi në komunitet është ndër objektivat kryesore për këtë vit.
Aktiviteti me temë “Rritja e kapaciteteve kundër ekstremizmit të dhunshëm” synonte rritjen e kapaciteteve kundër ektremizimit e aktorëve të vijës së parë në Shqipëri.
Shkodra ishtë vend takimi i 3të për të zhvilluar takimin rajonal kunëdr ekstremizmit. Qyteti i Korçës dhe i Kukësit do jenë 2 qarqet që do mbyllin takimin rajonale kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit fetar në Rajon dhe Shqipëri.
TAKIMI RAJONAL KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM