Fushata Kombëtare e Leximit, “Takohemi për një Libër” ka mbërritur paraditen e së premtes në Gjimnazin 28 Nëntori.

I ftuar në takimin me nxënës dhe mësues të këtij gjmnazi ishte shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja, i cili u shpreh i emocionuar për këtë takim në vendin ku përfundoi shkollën. Teksa foli për shkrimtarët Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci, tha se ky I fundit është vlera reale e lirikës shqiptare. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe poezitë e përgatitura jnga nxënësit e këtij Gjimnazi, ndërsa aktivitete të tilla do të shpalosen në qytetin e Shkodrës në kuadër të nismës “Takohemi për një libër”.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA ESAT RAKIQI
Artikulli tjetërMUZEU I KUJTESËS, MUNDËSI QË NXËNËSIT TË NJOHIN HISTORINË