Fushata e leximit “Takohemi për një libër” vazhdon udhëtimin në Shkodër edhe në institucione të të tjera. Këtë të mërkurë, pjesë e kësaj fushate u bë edhe shkolla 9- vjeçare “Edith Durham”. Nxënësit e kësaj shkolle, për disa minuta me radhë patën mundësinë të bashkëbisedojnë me njërin ndër shkrimtarët më të njohur shkodranë për fëmijë, Xhahid Bushati.
Ky i fundit kërkoi nga këta fëmijë, që librin ta kenë pjesë të përditshmërisë së tyre si mikun e tyre më të mirë. Ndërkohë, ai tregoi për ata historinë e suksesit të tij. Fushata Kombëtare e Leximit “Takohemi për një libër” është iniciuar prej Ministrisë së Kulturës, me kujdesin e veçantë të ministres Mirela Kumbaro.
Gjatë këtij muaji, një numër i madh institucionesh në Shkodër janë bërë pjesë e kësaj nisme sensibilizuese, e cila tenton t’u shërbej, sidomos të rinjve për të dëshiruar më shumë leximin dhe librat. Kjo nismë është përqafuar ndjeshëm edhe nga organizata të ndryshme.