Fushata e leximit “Takohemi për një Libër” ka mbërritur edhe në gjimnzain “Shejnaze Juka”.

I ftuar ishte emri i spikatur i letrave shqipe Ridvan Dibra, i cili gjatë një bashkëbisedimi me nxënësit diskutoi për romanin e tij “ Gjumi mbi bore”. Duke folur për librin, ndër të tjera Dibra tha se kënaqësi e shkrimtarit është kur materiali pëlqehet nga lexuesi. I pyetur nga nxënësit për frymëzimin e tij si shkrimtar, Dibra tha se ajo është një gjendje e veçantë e personit që shkruan. Ky takim u zhvillua në kuadër të fushatës sensibilizuese që ka përfshirë muajin tetor nën moton “Takohemi për një Libër”. Të tilla aktivitete do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakRESHJET, DËMË NË BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërDRKK SHKODËR DHURON NDIHMA PËR INVALIDËT