50 viteve kanë kaluar nga hera e fundit kur kanë qenë të gjithë sëbashku.
Tashmë në një moshë të thyer një prej maturave të shkollës “28 nëntori” takohen për të sjellë në kujtesë emocionet e një prej periudhave më të bukura të jetës, vitet e gjimnazit.
NXËNËS DHE MËSUES KUJTOJNË ME EMOCION VITET E GJIMNAZIT
Mes nxënësve është edhe mësuesja e tyre, Frederika Ljarja e cila mbart emocione të mëdha.
Këto takime pas shumë vitesh tashmë po kthehen në një traditë të bukur në qytetin e Shkodrës duke përcjellë edhe tek brezat e ri mesazhin për të qenë sa më pranë e për të ruajtur gjithnjë respekt.