Qeveria ka vendosur që në ligjin “Për taksat vendore” të bëjë disa ndryshime ku në draft, përveç modifikimit të taksës së pronës, propozohet edhe një përjashtim nga taksa e infrastrukturës.

Sipas variantit që po diskutohet në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, mësohet se kjo taksë do të bëhet zero për hotelet me 5 yje “brand name” (hotele të mëdhenj të zinxhirëve të njohur ndërkombëtarë). Një nismë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga Kryeministri Edi Rama dhe që mesa duket do të kalojë me Paketën Fiskale të vitit 2018. Aktualisht taksa e ndikimit në infrastrukturë që aplikohet për ndërtime, që nuk kanë qëllim banimi por turizmi, dhe një seri orientimesh të tjera. Në disa prej Bashkive të vendit, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet në turizëm luhatet mes 1-3% të vlerës së investimit.

Lehtësimi për hotelet me 5 yje është bërë me dije nga Kryeministri Rama që në ditët e para të emërimit të qeverisë së re. Ai deklaroi se ndoshta një lehtësim do të shihet edhe për ato me 4 yje, por kjo mbetet për t’u vendosur. Por çfarë nënkupton qeveria me lehtësim? Sipas Ramës do të ketë një paketë të plotë që synon nxitjen e sektorit të turizmit, ndërsa për strukturat me 5 yje “brand name” mendohet të aplikohet një përjashtim nga taksat për një periudhë prej 10 vitesh.

Artikulli paraprakANKESAT ALARMANTE PËR DHIMBJEN E STOMAKUT
Artikulli tjetërANALIZA, VLLAZNIA ME CUNGUN DHE “ANKESAT”