Propozimi për rritjen e taksës së pastrimit në bashkinë e Shkodrës, ka ngjallur debate dhe reagime në këshillin bashkiak e më pas edhe në opinion publik. Por pavarësisht kësaj, institucioni më i rëndësishëm në qytetin tonë vijon të jetë i vendosur në këtë nismë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi thotë se kjo vjen pasojë e nevojës për të rritur shërbimet dhe kjo gjë sigurisht ka kosto. Një tjetër tjetër propozim që jep bashkia është që gjatë periudhës së verës të tarifohen edhe emigrantët që rikthehen për pushime.

Rritja e taksës së pastrimit pritet të miratohet në një nga mbledhjet e ardhshme të këshillit bashkiak. Shpresohet që e miratimin e saj të përmirësohet situata e menaxhimit të mbetjeve në territorin e bashkisë Shkodër. 

Artikulli paraprak14 VJETORI I LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërSHKODER, BUSTI I NËNË TEREZËS MBUSHET ME LULE