Investimet publike në qytetin e shkodrës prej kohesh po bien pre e vandalizmit nga persona të papërgjegjshëm .
Përvec vjedhjes së kapakëve të pusetave dëmtimet po bëhen në stolat apo ndricuesit.Në hapësirën e gjelbër ngjitur me pedonalën e Molos stolat janë dëmtuar.Ndenjësit pre druri janë shkulur që aty nga dora brutale e njerëzve.Kjo zonë e cila kryen funksionin edhe të shëtitores frekuentohet shumë nga qytetarët shkodranë sidomos për ecje gjatë ditës. Për të ardhur më pas tek ndricuesit përgjatëe rrugëve, por kryesisht në sheshin “Isa Boletini”.Ata janë thyer apo vjedhur.Dëmtimet në këto ndricues vihen re më shumë edhe gjatë orëve të natës kur në kontrast me pjesën tjetër janë thjesht shtylla terri.Ndërkohë edhe investimet madhore që kanë kushtuar me miliona dollarë kanë rënë pre e dëmtimeve. Duke u nisur nga Ura e Re e Bunës e cila u ndërtua vetëm 4 vite më parë me një fond prej 7.2 ,million dollarësh akorduar nga qeveria shqiptare dhe Banka Islamike për Zhvillim.Asfalti i ures eshte shkulur në disa pjesë.Dëtimi ka ardhur si pasojë edhe e punimeve jo cilësore.Cdo ditë ky objekt po amortizohet dhe nësë vijon e njëjta gjëndja pa marrë asnjë masë për riparimin e saj,pasojat do të bëhen edhe më të rënda.Të gjitha këto investime e po ashtu riparimet e tyre bëhën me taksat që vjelen nga xhepat tanë,prandaj ka ardhur momenti që instancat përkatëse të ndalojnë këtë fenomen që po ndikon negativisht qoftë edhe në imazhin e qytetit.Tashmë institucionet përgjegjëse për goditjne e këtyre rasteve dhe identifikimin e autorëve duhet të rrisin forcën goditëse për parandalimin e të tilla rasteve të shkaktuara nga dora e njerëzve.