Tregtarët e fruta-perimeve të Zdrales i janë drejtuar bashkisë Shkodër nga ku kërkojnë një vend të posaçëm për të shitur produktet e tyre. Këto tregtarë kanë marrë paralajmërim nga inspektorët rajonal të drejtorisë së tatim-taksave dhe deri ditën e mërkurë duhet që të jenë të regjistruar në të kundërt i konfiskohet malli.

Tregtarët e Zdralës të fruta-perimeve shprehen se ata nuk kanë të ardhura të tjera ndaj kërkojnë që të tolerohen derisa të ketë një zgjidhje për ta.Tregu i fruta-perimeve në Zdrale ekziston prej thuajse 23 vitesh por nisma e tatim taksave për luftën ndaj informalitetit i detyron që të largohen nga aty pa marrë parasysh a do mund të gjejnë një vend tjetër.

Artikulli paraprakQEVERIA NUK MBLEDH TË ARDHURAT E PLANIFIKUARA
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA ADEMI: PLAN EMERGJENT PËR TREGJET