Bashkia Lezhë nuk ka të dhëna të sakta për siperfaqen e pronës që disponon çdo biznes apo familjar në territorin e kësaj njesie vendore dhe deri më tani faturimi është bërë afrofe.Për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike është kërkuar vetëdeklarimi i tyre, dhe afati i vendosur është 31-janari i vitit 2024 për bizneset dhe fundi i muajit qershor për familjaret.Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, sipas të cilit është ngritur një grup pune që po merret me këtë çështje, ndërsa taksa vendore për pronen është ulur në masen 30%.

Vetëdeklarimet e biznesit dhe familjareve do të verifikohen dhe nëse nuk do të jenë të sakta do të ketë penalitete.

Në Bashkinë Lezhë operojnë rreth 3 mijë biznese dhe nga verifikimet e bëra rezulton se 30% e tyre nuk janë taksuar drejt për taksen e pronës, ndërsa probleme janë konstatuar edhe për familjaret.

Artikulli paraprakVAJZAT INTERES PËR ARSIMIN PROFESIONAL
Artikulli tjetërSESIONI SHKENCOR “SHKODRA FRYMON HISTORI”