Shoferët e taksive 4+1 të licencuar, kanë lavdëruar punën e policisë përgjatë kësaj të merkure.

Njëri prej tyre Agim Beqiri thotë se taksitë qe punojnë ne te zeze kanë qënë më të pakta nga frika e patrullës së policisë e cila thotë Beqiri është stacionuar që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Teatrit “Migjeni”.

Ai thotë se greva 2 orëshe e zhvilluar një ditë më parë i ka dhënë efektet e veta

Ndërsa ka edhe nga ata taksistë të cilët shprehen konfuz pasi sipas tyre puna e policisë bashkiake deri tani ka lënë shumë për të dëshiruara, ndërsa taksat e bashkisë sipas tyre janë disi të larta

Janë mbi 20 taksi 4+1 të licencuara që operojnë në qytetin e Shkodrësë.

Ndërkohë shumë taksistë janë detyruar që të mbyllin aktivitetin e tyre duke dorëzuar licencat, pasi nuk e kanë përballuar informalitetin dhe taksat vjetore që paguajnë në bashki.

 

Artikulli paraprakA FUNKSIONOI “3 LËNDË NË 6 ORË”?
Artikulli tjetërTAKSITË, REAGON POLICIA E SHTETIT DHE BASHKIAKE