Taksistët në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë duke qenë se sipas tyre vazhdon që informaliteti të jetë prezent.

Sipas tyre shumë taksistë të paliçensuar ushtrojnë aktivitetin në të zezë. Taksistët e Shkodrës kanë dërguar shkresa zyrtare në çdo institucion por s’kanë marrë asnjë përgjigje. Në rast se nuk gjendet një zgjidhje taksistët shprehen se në shenjë revolte do lënë taksitë e tyre përpara bashkisë Shkodër. Edhe më përpara taksistët e Shkodrës kanë shprehur këtë shqetësim pë rata që punojnë në të zezë por bashkia, policia apo edhe drejtoria e transporteve s’kanë marrë masa për ta ndaluar punën në të zezë.

Artikulli paraprak“VETËM TERMINALI SHMANG TRAFIKUN NË QYTET”
Artikulli tjetërRIKTHEHET TRADITA QË PREJ SHUMË VITESH MUNGONTE NË TEATËR