Një ditë pasi shoferët e taksive zhvilluan grevën dy orëshe lidhur me konkurrencën e pandershme ka reaguar policia e shtetit dhe ajo bashkiake.
Gjatë një konference të përbashkët mes dy institucioneve Drejtuesi i Policisë Bashkiake Anton Hasanpapaj theksoi se taksistët që punojnë në të zezë janë ndëshkuar vazhdimisht nga policia bashkiake punë e cila do të vijojë pa ndërprerje ditët në vazhdim deri sa kësaj problematike ti jepet zgjidhje.
Ndërsa shefi i policise rrugore Valmir Nikolli, tha se ne vazhdimesi do te merren masa per ndeshkimin e taksive qe punojne ne te zeze, në bazë të një plan-veprimi që është bërë nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut bashkë me atë bashkiake
Ne diten nderkombetare te punes taksistët e licencuar shkodranë të cilët janë të stacionuar pranë ish sheshit të “5 Heronjve” zhvilluan nje greve 2 oreshe ndaj informalitetit