Në Bollate të Milanos rreth orës 22:00 të mbrëmjes një 21 vjeçar nga Shqipëria është plagosur me armë zjarri pranë një klubi nate.
Mësohet se plumbi e ka prekur të riun në fytyrë, duke i shkaktuar atij thyerje të dhëmbëve, nofullës dhe dëmtime në gjuhë. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa.it” shkruan se i riu i ka shpëtuar vdekjes pas operacionit të kryer në spitalin e Niguardas. 21-vjeçari shqiptar ishte me precedentë të mëparshëm penal. Ndërkohë policia italiane po heton për zbardhjen e ngjarjes.