Sulmuesi Danin Taloviç nuk e ka kaluar provën te Vllaznia. Si rrjedhojë, është larguar nga skuadra kuqeblu. Ai u aktivizua në miqësoren e djeshme në Golem nga trajneri Thomas Brdariç, por duket se nuk ka dhënë atë që stafi shkodran priste. Taloviç, 29-vjeç, më parë kishte luajtur në Libi, Kirgistan, Mal të Zi dhe ka pasur edhe një përvojë në Kosovë me Flamurtarin e Prishtinës.
Trajneri Thomas Brdariç e ka dhënë verdiktin për këtë futbollist dhe si rrjedhojë, ai duhet të kthehet andej nga kishte ardhur. Sulmuesi malazez do të largohet sot drejt Malit të Zi, teksa trajneri Thomas Brdariç e ka parë të arsyeshme që ai të mos zhvillojë më asnjë seancë stërvitore me skuadrën kuqeblu, pasi është e kotë. Në këto kushte, merkatoja e Vllaznisë mbetet e hapur.
Maringlen ZHIVANI