Tamara në Malësinë e Madhe është vetëm një orë larg. Kjo zonë turistike përveç bukurive natyrore si pjesë e njësisë Kelmend, shquhet edhe për gatimet tradicionale. Djathi mishavinë që përgatitet në zonën e Kelmendit mbetet ndër më të preferuarit nga turistët…
Ndërkohë edhe maza e ruajtur në lëkurën e qingjit është një prej produkteve më të kërkuara. Trofta e egër, ky peshk i veçantë i bën kelmendasit në Tamarë dhe kudo tjetër që të krenohen.
Tamara, qendra e njësisë administrative të Kelmendit që prej vitit 1935 është pika lidhëse me fshatrat turistik të Lëpushës dhe Vermoshit në alpe por që pas rikonstruksionit disa vite më parë është kthyer në një destinacion turistik më vete që po tërheq gjithmonë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.