Një makinë që është krijuar për të hequr ndotjen e ajrit, ndërsa ecën, është prezantuar në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood, sipa BBC.
I krijuar nga projektuesi britanik Thomas Heatherwick, shpresohet që AIRO të hyjë në prodhim në Kinë në 2023, me planet për të bërë një milion prej tyre.
Projekti radikal ka për qëllim të adresojë jo vetëm çështjen e ndotjes, por gjithashtu të ndihmojë në zgjidhjen e “krizës së hapësirës në dispozicion”.
Makina, që u paraqit për herë të parë në shfaqjen e makinave në Shangai, në prill, ka një çati të madhe prej xhami dhe pjesa e brendshme është projektuar të duket si një dhomë, me karrige të rregullueshme që mund të kthehen në shtretër dhe një tryezë qendrore e destinuar për takime ose për të ngrënë.
Timoni është i fshehur në kroskot dhe pjesa e jashtme është e strukturuar me një seri valëzimesh e kreshtash.
Skara e përparme do të jetë e pajisur me një filtër ajri dhe pritet “të mbledhë në vit grimca pluhuri sa masa e një topi tenisi.
Megjithatë, kritikët nuk janë të bindur nëse kjo makinë do të mund të jetë më shumë sesa një koncept.