Tanket amerikane në kufirin rus, gazeta gjermane: Prag lufte

Tanket amerikane të cilat mbërritën në portin gjerman të Bremerhafen pak ditë më parë, janë dërguar në drejtim të lindjes, në kufi me rusinë. Në Gjermani u dislokua Brigada e Tretë e Divizionit të Katërt të Këmbësorisë amerikane, ndërsa gjatë gjithë javës në lindje çdo ditë do të dërgohen tre kompozicione me teknikë ushtarake. E përditshmja gjermane “Budesdeutsche Zeitung” shkruan në numrin e sotëm se tanket amerikane u transportuan pranë kufirit rus me një tren me 900 vagonë, gjatësia e të cilëve arrinte deri në 14 kilometra. Sipas kësaj gazete, mobilizimi ushtarak i SHBA-së është një paralajmërim i qartë për luftë me Rusinë. Dislokimi i këtyre forcave e shtynë Evropën në rreth të ri të rritjes së rrezikshmërisë me Rusinë, paralajmëron deputeti gjerman dhe anëtari i Komitit Parlamentar për çështje të mbrojtjes, Alexandar Nue. Ai thekson se Qeveria në Berlin po tenton që Gjermaninë të shndërrojë në platformë për dislokimin e forcave amerikane dhe të NATO-s, të drejtuara kundër Rusisë. Forcat speciale të Ushtrisë Amerikane janë vendosur në kufijtë e Baltikut dhe Rusisë si pjesë e “mbështetjes dhe mbrojtjes nga agresioni eventuale”, shkruan “Neë York Times”. Disa mijëra ushtarë specialë janë vendosur si ndihmë për ushtrinë e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, anëtare të Aleancës së NATO-s. Dy muaj më parë, NATO zhvilloi një prej stërvitjeve më të mëdha në në territorin e Lituanisë dhe Estonisë, fare pranë kufirit me Rusinë, duke demonstruar forcën përballë ekspansionit në rritje të Rusisë.

Artikulli paraprakGJENDJA E EMERGJENCAVE TE NGRICES GJATE DATES 09.01.2017 NE BASHKINE SHKODER
Artikulli tjetërMOTI I ACARTË, POLICIA E SHTETIT NDIHMON 76 PERSONA TË PASTREHË