Gjatë paradës ushtarake në qytetin rus Kursk ka ndodhur një incident, kur një tank që ishte pjesë e paradës u rrokullis nga kamioni dhe përfundoi në asfalt me zinxhirët lart.
Modeli T-34 i tankut po mundohej të ngjitej në kamion, kur zinxhirët i rrëshqitën dhe përfundoi i rrokullisur në asfalt para mijëra të pranishmëve dhe ushtarakëve që kishin dalur nga afër për ta ndjekur parade.
Të pranishmit kurrë nuk kishin menduar se do të jenë dëshmitarë të këtij incidenti, pasi në momentin që tanku po ngjitej në kamion dukej se procesi po shkonte mirë, derisa në një moment u rrokullis.
Parada ushtarake është organizuar me rastin e shënimit të 75 vjetorit të betejës së Kurskut, kur Bashkimi Sovjetik mposhti ushtrinë naziste.