Duke nisur nga janari i këtij viti tregtaret në Lezhë do të paguajnë më shumë për hapesiren që shfrytëzojnë brenda tregut të lirë të qytetit.Tarifa është rritur me 150 lek për meter katror, duke shkuar në 800 lekë nga 650 që ka qenë më parë.Kjo është kundershtuar nga tregtaret, të cilët thonë se përballë rënies së fuqisë blerese tarifa është bërë e papërballueshme, duke i çuar drejt falimentimit.
Prej 5 vitesh tregu i lire i qytetit të Lezhës, funksionon si shoqëri private dhe rritja e tarifes lidhet me investimet që do bëhen nga privati në këtë treg bëjnë me dije përfaqësuesit e shoqërisë që menaxhojnë tregun.
Pavarësisht këtyre pretendimeve të privatit, me paketen fiskale të Bashkisë Lezhë për vitin 2023 janë rritur me 100 lekë taksat per hapesirat publike në zonat me aktivitet më të larte tregtar dhe kjo është reflektuar tek tregtaret dhe nga shoqëria që menaxhon tregun e lirë të qytetit.