Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar, pjesëmarrës në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë

Flamuri iu dha kampionit të Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj. Në fjalën e tij kreu i shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, për këtë event kaq të rëndësishëm.

Meta: Ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni. Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm.

Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.

Meta: Uroj që portistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Nga ana e tij Kampioni Izmir Smajlaj u ndje krenar që të mbajë flamurin kombëtar.

Uroj të marrim sa më shumë medalje“, ka thënë ai.

Artikulli paraprakKUPA E BOTËS/ PUBLIKOHEN FORMACIONET ZYRTARE, SUEDIA I BESON DYSHES BERG-TOIVONEN
Artikulli tjetërNEGOCIATAT ME GREQINË, BUSHATI KËTË JAVË TAKOHET ME KOTZIAS