Instagrami ka bërë një tjetër ndryshim për tu ardhur në ndihmë përdoruesve të tij.

Tashmë keni mundësi që në Instagram të postoni video 60 sekondëshe të gjatë. Ky është një ndryshim i ndjeshëm, në krahësim me videot 15 sekonda që përdoruesit mund të postonin më parë. Lajmi u bë i ditur sot, por ky ndryshim do të hyjë në fuqi muajt e ardhshëm.Para dy muajsh, ky rrjet social u dha mundësinë kompanive reklamuese të postonin video 1 minutëshe, ndërsa tani këtë mundësi do ta kenë dhe përdoruesit e zakonshëm. Ne duam të sjellim argëtim, fleksibilitet dhe mënyra të reja për të krijuar dhe parë video në Instagram”, – thuhej në një nga postet e kompanisë. Ata theksuan faktin se videot më të gjata do tu japin mundësinë përdoruesve që të shikojnë më shumë nga jeta e personazheve apo fushat që ata pëlqejnë.

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PËR TË ARRESTUARIT PËR MINAT ME TELEKOMANDË
Artikulli tjetërMOSMARRËVESHJA, PAS 1 PRILLIT ASNJË AUTOBUZ NË LINJËN E QYTETIT