Task Forca e ngritur kundër kultivimit të kanabisit zhvilloi një takim në prefekturën e qarkut Shkodër.

Zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda e pranishme në këtë takim tha se kanë nisur fluturimet ajrore ndërsa u shpreh se lufta kundër kultivimit të kanabisit nuk duhet të ndalet asnjëherë pavarësisht rezultateteve të arritura.

Drejtori i policisë të qarkut Shkodër Niko Brahimaj vendosi theksin tek paisja e policisë me disa mjete logjistike si dhe bashkëpunim më i mirë me institucione të tjera ndërsa kryetarja e bashkisë Voltana Ademi përmendi nevojën që duhet për politika zhvilluese në zonat ku është mbjellë drogë më përpara si një mënyrë për ta luftuar këtë fenomen

Pas fjalimeve të rastit në takimin e drejtuar nga prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja mbledhja e Task-Forcës antikanabis vijoi me dyer të mbyllura

Artikulli paraprakSHOQATA “ISTANBUL” SHTRON IFTAR NË MELGUSHË
Artikulli tjetërHETIMET PËR MASAKRËN E PESHKËPISË, MERRET NË PYETJE BEJLERI