Aksioni ndaj prerjes së paligjshme të pyjeve, vijon të jetë prezent në të gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës.

Sipas të dhenave që ofrohen nga inspektoriati i pyjeve ne Qarkun e Shkodrës, behet me dije se eshte finalizuar operacioni i koduar “Roja e Gjelbër”, në zonën e Cukalit ku është sekuestruar një automjet me targa. Pas verfiikimit të këtij mjeti, bëhet me dije se janë sekuestruar 3.2 metër dru zjarri e llojit ah, ku jane sekuestruar 50 cope me diameter 10-12 cm dhe eshte vendosur nje gjobe prej 5.3 mln leke te reja. Eshte bllokuar mjeti dhe sekuestruar lenda drusore dhe eshte ndaluar autori. Po ashtu eshte kapur nje mjet me targe AA 178 CZ me 4.5 meter shtrese dru zjarri e llojit ah. 60 cop me diameter 10-12 cm. Eshte pa autor sepse mjeti eshte braktisur. Eshte bllokuar mjeti dhe i eshte derguar komisariatit te Laçit si dhe eshte sekuestruar lenda drusore. Sipas te dhenave prane ketij inspektoriati behet me dije se aksionet jane intensifikuar per shkak te shfrytezimit qe mund te ndodhe ne prerjen pa kriter të pyjeve gjatë sezonit te verës.

Artikulli paraprakKALAJA E SHKODRËS ATRAKSIONI TURISTIK MË I FREKUENTUAR
Artikulli tjetërANTI KANABIS, SËRISH PATRULLIME TË PËRBASHKËTA ME ITALINË