Të gjitha rrjetat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pinarët që dëmtojnë rritjen e peshkut në liqenin e Shkodrës pritet që të hiqen për t’i bërë një pastrim total këtij liqeni. Për këtë problem Task-Forca e sektorit të inspektimit të kontrollit të peshkimit të paligjshëm zbriti në terren duke nisur këtë aksion në liqenin e Shkodrës. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe Arjan Çinari, menaxher i organizatës së menaxhim peshkimit thanë se pas këtij aksioni nuk do të lejohet që asnjë subjekt i paregjistruar të ushtrojë gjuetinë në liqenin e Shkodrës.

Alket Lulaj, inspektor në Inspektoriatin e Peshkimit në Shkodër tha se përgjegjësia më e madhe për rrjetat e paligjshme, pinarët por edhe gjuetia e paligjshme bie mbi Organizatën e Menaxhim Peshkimit.

Aksioni i nisur këtë të premte për pastrimin e liqenit të Shkodrës ishte i nevojshëm prej kohësh. Në vitin 2021 janë evidentuar 11 raste të gjuetisë së paligjshme, ndërsa nga janari deri në gusht të këtij viti, ka patur vetëm 3 raste në një kohë kur mendohet se janë një numër i lartë personash të cilët peshkojnë me gjenerator ose inverter në mënyrë të paligjshme në liqenin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHTATË MIJË APLIKIME NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR