“Ne kemi çdo informacion për kuktivimin e drogës, po presim çastin dhe momentin e duhur për të vepruar dhe për t’i dhënë njëherë e mirë fund hartës së kanabizimit të qarkut Shkodër.”

Kjo ishte deklarata e Drejtoritë të Drejtorisë së Policisë Shkodër, Vehbi Bushati, përgjatë një takimi të zhvilluar në Bashkinë Vau Dejës nga task forca vendore antikanabis.

Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës, të cilët shpërfaqën shqetësimet e tyre kundër kultivimit të kanabisit. Ndër to edhe kryetarët e bashkive Vau Dejës dhe Malësi e Madhe, përkatësisht Zef Hila dhe Tonin Marinaj.

Në fjalën e tij përmbyllëse, prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja, kërkoi një sensibilizim sa më të madh të popullatës kundër këtij fenomeni.

Në muajt e fundit vëmendja kundër kultivimit të kanabisit është rritur në Qarkun e Shkodrës, ndërsa takimet për sensibilizimin dhe forcimin e strukturave kundër tij kanë si strategji për largimin njëherë e mirë të këtij fenomeni.

 

Artikulli paraprakRRUGA QË DO MBAJË EMRIN E ALEKSANDËR NDOKËS
Artikulli tjetërARRESTOHET PAS 8 MUAJSH XHEVAT KASEMI