Administrata e drejtorisë rajonale të tatim taksave në qytetin e Shkodrës përpara nisjes së aksionit në luftën ndaj informalitetit me bizneset ka zhvilluar një trajnim për kodin e etikës.Drejtori Hysa thotë se janë 35 grupe dhe qarku i Shkodrës është ndarë në 35 zona ku do të operohet me bizneset.Aksioni shprehet drejtori rajonal do jetë serioz dhe se nuk do ketë tolerime ndaj asnjë subjekti.
Disa grupe që kanë nisur kontrollet i përkasin task-forcës së Tiranës. Drejtoria rajonale e tatimeve pranon se informaliteti përllogaritet në 20% në Shkodër.Administrata e drejtorisë rajonale të tatimeve do të nisë kontrollet gjatë ditës së mërkure me 2 shtator teksa aksionet do të shtrihen në të gjithë qarkun e Shkodrës për të ndëshkuar subjektet që shkelin ligjin.