Ish-drejtori rajonal i tatimeve Mark Laloshi dhe drejtori aktual Hysen Hysa kanë debatuar në distancë për “Star Plus” në lidhje me aksionin në luftën ndaj informalitetetit.
Ish drejtori Laloshi e quan të dhunshëm këtë aksion ndërsa drejtori Hysa thotë të kundërtën.
TATIMET, LALOSHI: 35% TË PUSHUAR, HYSA: S’ËSHTË E VËRTETË
Një debat është edhe për largimin e specialistëve nga puna në drejtorinë e tatimeve teksa ish-drejtori Laloshi pretendon se 35% e punonjësve janë pushuar gjë e cila për drejtorin Hysa nuk është e vërtetë.
Ky debat për luftën ndaj informalitetit vijon të jetë një temë e diskutueshme teksa qeveria e quan të domosdoshëm ndërsa opozita nuk bie dakord për mënyrën që për ta është e dhunshme.