DREJTORI I KONTROLLIT TATIMOR: NUK DO LEJOJMË ABUZIME NGA SUBJEKTET. Velipoja do të jetë në qendër të kontrolleve të drejtorisë rajonale të tatimeve gjatë sezonit turistik. Drejtori i kontrollit tatimor Pal Lera thotë se nuk do të lejohen abuzimet nga subjektet në plazhin e Velipojës.
Pavarësisht se Velipoja është një plazh me hapësirë të madhe, drejtori Lera shprehet se do të arrihet që të jetë nën mbikqyrje. Në rast se subjektet shkelin ligjin atëherë masat do të jenë deri në konfiskim të mallit. Kontrolle do të ketë edhe në zona të tjera turistike. Ashtu si edhe vitin e kaluar plazhi i Velipojës do të ndahet në 4 zona kun ë secilën prej tyre do të jenë grupet e inspektimit për të mos lejuar abuzimet e subjekteve atje.