Drejtori rajonal i tatim taksave kërkoi verifikim për të larguarit nga puna dhe “Star Plus” ka arritur që ta bëjë këtë verifikim.
Në fakt në total që nga 2013-ta deri tani janë 33 punonjës me detyra të ndryshme që janë larguar nga tatimet ndërkohë që të punësuar janë rreth 100 persona. “Star Plus” ka siguruar listën me 33 emrat duke nisur nga ish-drejtori Mark Laloshi për të vijuar më tej me Ditmir Krajën, Agron Ramadanin, Mirjana Dymlekun, Elvis Lesha, Shkëlqim Kastrati, Astrit Sokoli, Qemal Gurori, Fatmir Shala, Benardeta Syku, Fisnik Bushati, Armelinda Deda, Aristea Dibra, Gëzim Repishti Gjovalin Belaj, Ergys Brahimi, Paulin Vjerdha, Ervin Kruja, Gëzim Lusha, Ardita Dardha, Arben Amuli, Fausta Deda, Bardhyl Cani, Ervin Tafa, Gëzim Breza, Arban Lutfija, Filip Kërcuna, Sonila Ura, Qemal Fili, Elvidar Rroji, Erion Buraku, Fatime Lesha, Arvit Bushati dhe Lira Bushati. Pra nga 104 punonjës 33 prej tyre janë larguar që i bie mbi 30% që duke shtuar edhe ata 10 që ndodhen në ndjekje penale atëherë shkon në mbi 40% duke hedhur poshtë kështu pretendimet e drejtorit aktual Hysen Hysa. Ky i fundit duke folur edhe për çështje të tjera mohon se rimbursimi i TVSH-së jepet me vonesë edhe pse dhoma e tregtisë pretendon një gjë të tillë.
DHOMA E TREGTISË HEDH POSHTË PRETENDIMET E DREJTORIT HYSA
Sa i përket aksionit në luftën ndaj informalitetit drejtori Hysa shprehet se janë kontrolluar mbi 3 mijë subjekte dhe se ka patur edhe penalizime.
Edhe sa i përket luftës ndaj informalitetit për mënyrën se si po veprohet nga drejtoria e tatimeve çdo ditë thuajse opozita hedh akuza për ushtrim dhune ndaj bizneseve.