Me 1 gusht në plazhin e Velipojës do të shtohen kontrollet nga drejtoria rajonale e tatim-taksave.

Pas paralajmërimeve për shkelje të ndryshme tatimet do të vendosin gjoba për subjektetDrejtori Hysaj shprehet se nuk është vonë sepse 4 grupe inspektorësh kanë qenë në Velipojë ndërsa tani do të jenë rreth 15 të tillaNjë problem mbetet kuponi tatimor. Kjo zgjidhet thotë drejtori Hysa me sensibilizimin e qytetarëve të cilët kur blejnë duhet të kërkojnë kuponinPavarësisht se vëmendja është përqendruar në Velipojë nuk janë lënë pas edhe zona të tjera turistike si Shiroka.Në muajin gusht fluksi i pushuesve dhe turistëve shtohet ndjeshëm çka detyron edhe drejtorinë e tatimeve që të jetë më shumë prezente në terren me kontrolle në pikat turistike.

Artikulli paraprakELVANA GJATËS I NDODH NJË E PAPRITUR JO E KËNDSHME
Artikulli tjetërMURIQAN, VIJOJNË RADHËT E GJATA NË DOGANË