Tatimet kanë zbritur në terren për të informuar të gjithë bizneset për praktikën e punës që do të ndjekin këto të fundit për funksionimin e skemës së TVSH- së.
Është Drejtori i Drejtorisë Rajonale të tatimeve në Shkodër Hysen Hysaj i cili konfirmon këtë fakt,
teksa shton se deri më tani inspektorët e tatimeve kanë kontaktuar fizikisht 390 bznese nga 407 biznese qe janë të regjistruara te cilat kanë një xhiro 2-5 mln lekë, kjo për ti shpjeguar atyre procesin e vetëdeklarimit.
Pas gjithë atyre protestave të kryera nga bizneset e vogla në qytetin e shkodrës, drejtori Hysaj shprehet se deri tani nuk ka pasur kundershtime nga ana e tyre sic duket e kanë kuptuar sesi funksionon skema e TVSH-së
shprehet kështu Hysen Hysaj ndërkohë që thekson se kjo skemë nuk ka për qëllim të shtojë të ardhurat e shtetit por të krijojë zinxhirin e transaksioneve nga biznesi I madh tek I vogli.
Në qytetin e Shkodrës janë rreth 407 biznese të përfshira në skemën e TVSH-së.