Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Shkodër ka përfunduar kontrollet dhe menaxhimin e subjekteve të ndryshme në zonat turistike.

Kryesisht tatimet qenë të fokusuar në plazhin e Velipojës ku edhe fluksi është më i madh. Pas sezonit turistik tashmë grupet e punës i rikthehen normalisht ritmit të zakonshëm. Shtatori ka nisur për drejtorinë e tatimeve me një plan pune nga i cili priten rezultate më pozitive se vitet e kaluara për shkak se qytetarët dhe bizneset kanë një sensibilizim më të madh në zbatimin e rregullave. Një gjë të tillë e bën të ditur kreu rajonal i tatimeve në Shkodër Hysen Hysaj. Tashmë grupet e kontrollit do të zbresin në terren në qytetin e Shkodrës. Pjesa më e madhe e punës do të përqendrohet në bazë edhe të sistemit elektronik dhe xhiros që monitorohet përmes kompjutereva. Në rastet kur ka oshilacione atëherë do të ketë edhe kontrolle në terren shprehet drejtori Hysaj. Ajo që vijon të mbetet problem për drejtorinë rajonale të tatimeve në Shkodër por edhe rang kombëtar është mos dhënia e kuponit tatimor. Kjo mbetet një problematikë ende e pazgjidhur për shkak edhe të mentalitetit. Kreu i tatimeve disa herë ka këmbëngulur që qytetarët të denoncojnë rastet kur nuk pajisen me kuponin tatimor por këto raste janë sporadike duke bërë që informaliteti të jetë sërish në shifa të larta.

Artikulli paraprakASGJESOHEN 41 PARCELA ME CANNABIS NË PUKË DHE VAU DEJËS
Artikulli tjetërRRUGË TË REJA ME RREZIK TË MADH!