Hetimi tatimor aksion 48 oresh ne Shkoder,mbyllin kafane e rrobaqepesi

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Verior Shkodër po ushtron kontrolle në menyrë intensive në subjekte të ndryshme tregëtare në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Kontrollet e ushtruara në këto subjekte tregëtare janë me qëllim goditjen e rasteve të shkeljes së ligjit nga ana e subjekteve tregëtare dhe garantimin e një konkurrence të ndershme në treg, duke luftuar informalitetin dhe evazionin tatimor.Nje subjekt eshte bllokuar për mos lëshim kuponi për herë të dytë, pasi eshte konstatuar se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e mallrave apo shërbimeve.Përveç rasteve të kontrolleve dhe penaliteteve kur janë konstatuar shkelje të ligjit, sektori i Hetimit ka referuar shumë raste në Prokurori për fshehjen e të ardhurave, mos pagim të taksave dhe tatimeve, punësimit të paligjshëm, mos lëshimin e kuponit tatimor në menyrë të përsëritur, etj.Do vijojnë më tej kontrollet masive në ditët e ardhshme në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Hetimit Tatimor.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT DUAN TË IKIN, 587 000 KËRKIME NË GOOGLE PËR “AZILIN NË GJERMANI”
Artikulli tjetërCALAVERA I SHKRUAN VASILIT: ONM KA VETËM ROL MONITORUES