Taulant Manaj i njohur si Taulant Beqiraj i është arratisur policisë pa mundur ta arrestojë. Gjykata ka vendosur rikthimin e tij në burg por Manaj është larguar në drejtim të paditur para se të bëhej urdhër ekzekutimi. I riu ishte në “arrest shtëpie”.
28 vjeçari nga Vlora në Qershor të ketij viti u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me “arrest shtëpie” për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë.
Pikërisht ky rast solli reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme që e denoncoi këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës, por edhe Ministrisë së Drejtësisë që i është drejtuar Inspektoriatit të KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim.
Emri i Beqirajt u bë publik në muajin shkurt ku dy grupe rivale u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës.