ISH MINISTRI I SHËNDETËSISË DEKLARON SE TESTIMI NUK ËSHTË NË KOHËN E DUHUR. E kthyer në qendër të vemendjes për shkak të zhurmës që shkaktoi por edhe protestave që e pasuan, tashmë testimi i bluzave të bardha ka zera të fortë kundër edhe brenda mazhorancës.
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputet i LSI-së Vangjel Tavo e quan nismën e Ministrisë të paligjshme dhe në kohë të papërshtatshme, pasi nuk është ky prioriteti madhor i mazhorancës. Sipas Tavos sistemi shëndetësor ka të tjera probleme më emergjente që duhen zgjidhur, prandaj i kërkon Ministrit Beqaj të tërhiqet nga ky testim. Këtu nuk harron t’i kujtojë mesazhet e ditëve të fundit nga mjekët brenda parlamentit, por edhe jashtë tij. Deklaratat deputeti i LSI-së i bëri gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Shkoder, ndërsa shoqërohej nga kolegu i tij Agron Çela. LSI Shkoder ka organizuar gjithë këtë javë takime me qytetarët dhe bluzat e bardha me temë “Java e shëndetësisë”, ku janë diskutuar problematikat që ka ky sistem në të gjithë vendin, e specifikisht në veri.
[iframe width=”100%” height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/9-Y9RnDc6eI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]