“Turqia ka torturuar qindra njerëz të paraburgosur pas grushtit të shtetit të dështuar, më 15 korrik”. Raporti është publikuar nga Amnesty International.

Organizata globale për të drejtat e njeriut thotë se disa prej atyre, që mbahen nën arrest janë “marrë në pyetje ndërsa janë rrahur, torturuar por edhe përdhunuar. Autoritetet turke kanë burgosur më shumë se 13 mijë njerëz gjatë masave ndëshkuese ndaj atyre që dyshohet se bënë përpjekje të rrëzojnë nga pushteti presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Rreth 6 mijë janë arrestuar formalisht. Organizata, me seli në Londër, ka zhvilluar intervista me mjekë, avokatë dhe një zyrtar të një qendre të burgut duke thënë se dëshmitë tregojnë se të paraburgosurit janë viktima të abuzimeve brutale.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 25.07.2016
Artikulli tjetërATENTAT NË NJË FESTIVAL NË GJERMANI, 1 I VDEKUR 12 TË PLAGOSUR