Shqipëria është një vend ku lajmet nga kronika nuk mungojnë thuajse asnjë ditë, me burrin që vret gruan, të mitur që abuzohen seksualisht, vjedhje, kultivim narkotikësh apo trafikim i paligjshëm i tyre. Jo më kot, burgjet në Shqipëri janë të mbushura plot.
Sipas World Prison Brief një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%Për vitin 2017,
Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Krahasuar me vendet e rajonit, ky është numri më i lartë.Ndër veprat penale me më shumë të burgosur në burgje është vrasja. Në 2017-n kishte rreth 992 të burgosur për vrasje, apo 18% e totalit të të burgosurve.
Të burgosurit për këtë vepër penale kanë shënuar rënien më të lartë në 2017-n me rreth 478 të burgosur më pak në raport me 2015-n. Ndërsa në 2018-n u evidentuan 59 autorë të veprës penale të vrasjes me dashje, nga 48 një vit më parë.Burgjet në Shqipëri po mbushen me të dënuar për drogën, ndërsa qelitë po lirohen nga vrasësit hajdutët dhe përdhunuesit.