Frika ka përfshirë banorët e rrethit Germencik të vendosur në Aydın, Turqi, ndërsa çarje të thella vazhdojnë të formohen në tokë, që shtrihen për një kilometër gjatësi – me thellësi që arrijnë 2 metra.

Sipas mediave të huaja, plasaritjet origjinale u shfaqën 11 ditë më parë në lagjet Hıdırbeyli, Mursallı dhe Ömerbeyli të Germencik pas një shiu gjatë fundjavës.

Çarje të ngjashme janë zbuluar edhe në lagjen Alangüllü së fundmi.

Kryetari i Shoqatës së Natyrës dhe Mjedisit Germencik, Halil Çetinkaya tha: “Kanë filluar të krijohen çarje në të gjithë Germencikun. Kemi frikë se çarjet do të arrijnë në qendër të rrethit”.

I shqetësuar nga fakti se rreziku mund të jetë në rritje, Çetinkaya u shpreh se kanë frikë se çarjet mund të kthehen në gropa të mëdha.

Duke pretenduar se çarjet u shkaktuan nga aktivitetet e termocentraleve gjeotermale në zonë dhe duke shtuar se vaditja e egër bujqësore gjithashtu kishte një rol për të luajtur, Çetinkaya tha: “Ne marrim raporte nga kudo. Por fatkeqësisht nuk po bëhet asnjë studim. Kemi 10 ditë që merremi me çarjet në rreth. Këtej e tutje do të ketë pasoja të pashmangshme”.

Artikulli paraprakFOTO/ NËNA SJELL NË JETË FOSHNJËN QË PESHON MBI 6 KG
Artikulli tjetërCIGARJA ELEKTRONIKE DO TË JEPET ME RECETË MJEKU NË ANGLI?