Më shumë se 100 shoferë janë gjobitur për shpejtësi dhe alkool mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Policia Rrugore gjatë gjithë natës ka ushtruar kontrolle me aparat drager për alkoolin dhe matës shpejtësie. Mes personave që janë gjobitur është edhe një shofer i dehur, i cili ka pranuar se kishte konsumuar alkool.
Do të tërhiqet leja e drejtimit. Ke pirë më shumë se sa lejohet. Mos lëviz nga mjeti të lutem. Ndërkohë në kryeqytet prej disa muajsh po kryhen kontrolle me radarë në rruget brenda Tiranës. Në rrugën e Kavajës, policia ka zbuluar disa shoferë që ecnin me shpejtësi, pavarisht se tabela lejon deri në 40 km/orë.
Polici: Distanca është 120.8 metra, është në shkrepjen e tretë me këtë.
Polici: Ishte 85 km/ orë, 86 dhe 94 ka arritur në fund.
Polici: Proceduar dy herë për pezullim të lejes së drejtimit dhe vazhdon prap ky….. Edhe mbrëmjen e së dielës Policia do të vijojë kontrollet me radarë dhe aparat dragger për alokolin.
Policia e Tiranës thotë se shoferët janë ndërgjegjësuar falë masave të marra muajt e fundit, por ka ende nga ata drejtues mjetesh që vazhdojnë të shjkelin Kodin Rrugor.