Pese drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë. Policia e Korçës njofton se janë arrestuar 5 persona, një prej të cilëve B.K, 62 vjeç ka aksidentuar teksa drejtonte një zetor pa targë, 51-vjeçarin me iniciale A.GJ.

Në pranga kanë rënë edhe 4 shoferë të tjerë për shkak se drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë. Ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i plotë i policisë
Sektori i Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ka proceduar 6 drejtues mjetesh.

Pesë prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, si edhe një tjetër i proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Konkretisht nga këto shërbime u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• B.K, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip zetor pa targë, ka aksidentuar lehtë shtetasin A.Gj, 51 vjeç, banues në fshatin Klocë, Korçë.

• A.H, 34 vjeç, banues në fshatin Lumas, Pogradec, pasi në rrugën Pogradec- Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas u kap duke drejtuar, mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

• M.Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Amadeus”, pa targë.

• Y.M, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në rrugën Maliq- Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor të markës “Taishan”, pa targë.

• Gj.P, 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në Bulevard “Fan Noli”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip motor të markës “Dayang”, pa targë.

• Si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.D, 65 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip motor të markës “Honda”, pa targë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPLAGOSI ME GRUSHTA DHE SENDE TË FORTA NJË PERSON, PRANGOSET
Artikulli tjetërRRITET ÇMIMI I METROSË, 3 TË VRARË NGA PROTESTAT NË KILI